Duro tallet brutalisht me lojtarin e Feronikelit që praktikon islamin: Si mund t’i ngritni vithet prapa dhe të përkuleni para
Trajneri nga Shqipëria, Klodian Duro, tashmë trajner i skuadrës, Feronikeli, nuk po e ka të lehtë drejtimin e skuadrës nga Drenasi.
Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, ka qenë protagonistë i një skandali në stërvitjen e sotme të klubit.
Burimet brenda klubit, kanë mësuar se Duro, është tallur me Burim Sadikun, me faktin qe lojtari është praktikues i fesë Islame.
I gjithë skandali nisi kur kapiteni i klubit, Lapidar Lladrovci, përshëndeti stafin e trajnerëve, ndërsa Sadikut, iu drejtua me përshëndetjen ‘selam alejkum’, për ta nderuar pasi ky i fundit është praktikues i rregullt i fesë Islame.
Duro reagojë në mënyrë ironike, i cili me cinizëm iu drejtua Sadikut: “Nuk mund ta kuptojë ju kur të faleni si ka mundësi që të përkuleni para dhe t’i ngritni vithet prapa!”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Lladrovcit, i cili kërkoi respekt nga trajneri Duro për portierin Sadiku dhe fenë myslimane.
Aty filloi edhe debati mes Lladrovcit dhe Duros, me këtë të fundit që përveç tjerash, akuzoi lojtarët se janë fajtorë për formën e dobët të klubit dhe humbjen nga Besa, duke hequr përgjegjësinë nga vetja.
Naser Ramaj, presidenti i klubit, ka deklaruar se do të ketë dënime të ashpra për klubin e tij.