“Duket se kanë gjetë video qe s’mund të jenë të moralshme” – Feim Kelmendi i bën “avokatin” Nagip Krasniqit për videon +18

“Duket se kanë gjetë video qe s’mund të jenë të moralshme” – Feim Kelmendi i bën “avokatin” Nagip Krasniqit për videon +18

Drejtori i Financave të Telekomit, Feim Kelmendi ka reaguar menjëherë duke e luajt avokatin e Nagip Krasniqit, i cili pak më heret njoftoi se “bëhet fjalë për atë”, pas raportimeve  ku thuhet se një zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje është i përfshirë në një skandal shumë serioz, shkruan Periskopi.

Kelmendi i cili është i njohur për sulme ndaj Prokurorisë edhe sot ka rrëshqitur në akuza drejt saj.

Duke u munduar të dalë krah  Nagip Krasniqin, Kelmendi me shumë gabime në drejtshkrim hodhi akuza se “Prokuroria Speciale (Kriminale) ka fillu me shantazhu njerin me këto gjëra personale”.

“Pasi qe duket qe skan gjetur asgje lidhur me vepren qe eshte arrestuar, kan gjene bisede dhe viedo personale qe munden mos me qene te moralshme si person por qe nuk kan te bejne me vepren qe azkuzohet”, ka shkruar ndër të tjera.

 

Postimi i plotë i Feim Kelmendit pa ndërhyrje:

Kur po ha mut une qe Prokuroria Speciale eshte shenderruar ne organizate kriminale spo me besoni, pllus po organizone debate edhe po me trajtoni si njeri i cmendur per te vertetat qe i them.

Qytetarin me poshte Prokuroria Speciale e arrestu, hetu dhe ja ma konsifku te gjitha pajisjet, pwrfshire telefona, llap top, PC e pajisje tjera elektronike.

Keto pajisje jane konfisku per me gjete elemente te vepres penale te korrupsionit.

Pasi qe duket qe skan gjetur asgje lidhur me vepren qe eshte arrestuar, kan gjene bisede dhe viedo personale qe munden mos me qene te moralshme si person por qe nuk kan te bejne me vepren qe azkuzohet.

Pastaj Prokuroria Speciale (Kriminale) ka fillu me shantazhu njerin me keto gjera personale. Me gjase te madhe fillimisht jane mundu me shantazhu duke u perpjekur qe si rezultat i shantazh te deklaroj rrejshem persona tjera si te perfshire ne vepra.

Meqenese nuk kan pasur sukses atehere kan kalu ne metoda mafizoze te shantazhit, duke i shperndare gjerat personale tek mediat shantazhuese.

Kjo eshte veper shume ma kriminale nga Prokuroria Speciale se sa cila do veper qe ka mund te bere ky zotriu.

e them me bindje te plote sic e kam thene shume here tani publikisht se sistemi i drejtesise ne Kosove eshte sistem kriminalo-mafioz.

Sot dikush mund te gezohet se ne duart e ketyre mafiozve jane kudershtaret e tyre, por deri neser secili njeri rrezikon me ra ne dore te ketyre mafizove.

Shpërndaje në: