Duke shpalosur flamurin e Serbisë dhe penguar lojtarët me laser – Greqia fiton ndaj Kosovës
Ka përfunduar takimi ndërmjet Greqisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova i humb dy ndeshjet ndaj Greqisë, ndonëse në këtë ndeshje lojtarët tanë u penguan nga tifozët grekë që drejtonin laserët nga ta, shkruan Periskopi.
Me golin e Giakoumakins në minutën 71’të të takimit dhe atë të Mantalos në minutat shtesë, helenët arritën të marrin pikët e plota me rezultatin 2:0.
Përkundër gjithës kësaj, djelmoshat tanë tregun lojë të mirë dhe karakter të fortë në fushë.
Kujtojmë se Kosova mbyll ndeshjet e qershorit në këtë kompeticion me dy fitore dhe dy humbje.