Duke filluar nga 515 euro, sa është bileta më shtrenjtë për finalen e madhe të Kupës së Botës?

Duke filluar nga 515 euro, sa është bileta më shtrenjtë për finalen e madhe të Kupës së Botës?

Të dielen me fillim nga ora 16:00 në stadiumin ‘Lusail’ të Dohas në Katar do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.

Argjentina do të mundohet që me gjithë forcat ta fitojë këtë ndeshje dhe të shpallet kampion i Botës për të tretën herë, shkruan Periskopi.

Kurse francezët kërkojnë të shpallën kampion dy herë rresht nga hera e fundit që e fituan në vitin 2018.

Biletat për finalen e madhe të Kupës së Botës janë mjaft të shtrenjta.

Gjithçka nis nga vendet më pak të lakmuara për më shumë se 515 euro dhe për të vijuar me rritjen progresive në 850 për vendet e mesme dhe deri në 1600 për stolat preferencialë shumë pranë fushës ose në tribunën e stadiumit.

Shpërndaje në: