Dukagjini në finale të Kupës pa e luajtur ndeshjen e kthimit, fiton takimin në tavolinë pas lëshimit katastrofal të Istogut
Dukagjini i Klinës pritet të kalojë automatikisht në finale të Kupës së Kosovës, pa e zhvilluar ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Istogut.
Dukagjini fitoi takimin e parë 2-1, por Istogu ka bërë një lëshim në këtë përballje, duke inkuadruar në lojë një futbollist që nuk kishte të drejtë të luante, pasi kishte arritur numrin e kartonëve të verdhë për pezullim (tre), transmeton Periskopi.
“Zeri.info” zbulon se Dukagjini është ankuar në Komisionin e Garave brenda afatet derisa është vërtetuar se lojtari nuk kishte të drejt loje.
Sipas rregullores, Dukagjini do ta fitojë këtë ndeshje me rezultat zyrtar 3:0.
Gjithashtu, rregullorja saktëson se nëse lëshimi bëhet në ndeshje gjysmëfinale, klubi i cili ka bërë shkelje nuk ka të drejt të luaj në ndeshjen tjetër andaj Dukagjini pritet që të kualifikohet direkt në finale.
Vendimi pritet që të merret nga Komisioni i Garave.
Kjo skuadër në finalen ë Kupës do të takohet me Prishtinën apo Llapin.
Ndeshja e parë e zhvilluar në mes këtyre ekipeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar me rezultat 3:2 në të mirë të Llapit. /Periskopi.com/