Dukagjini-Llapi: Nuk ka gola në pjesën e parë të finales së Kupës
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës.
Dukagjini i Klinës, e cila bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, arriti të mbahet në intervalin e parë duke e mbajtur gjallë ëndrrën për sensacion.
Në anën tjetër, asgjë vec fitores nuk pritet sonte nga Llapi, marrë parasysh superioritetin në kualitet nga kundërshtari.
Sidoqoftë, pjesa e parë dhuroi rezultatin më të mërzitshëm në futboll, 0-0. /Periskopi.com/