Dukagjini dhe Llapi një hap larg finales në Kupën e Kosovës
Dukagjini ka mposhtur 2-1 Istogun në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, teksa Llapi ka triumfuar 3-2 si mysafir i Prishtinës.
Dukagjini dhe Llapi janë në ‘pole pozicion’ para takimit të kthimit, teksa mund të themi se ka ende shpresë për Istogun e Prishtinën, shkruan Periskopi.
Merlaku 28′ dhe Basriu 77′ shënuan për Dukagjinin, ndërsa golin e shpresës për Istogun e realizoi Mazrekaj.
Në anën tjetër, llapianët fituan falë golave nga Januzi 57′ dhe Shabani 63′.
Ndërsa për kryeqytetasit realizuan Prapashtica 65′ dhe Pefqeli 90′.
Ndeshjet e kthimit luhen më 21 prill. /Periskopi.com/