Dukagjini bën befasinë, mposhtë Prishtinën – Gjilani ‘demolon’ Ulpianën
Dukagjini ka arritur të marrë tre pikë shumë të rëndësishme, pas fitores 1:0 ndaj kryeqytetasve.
Tri pikë që vlejnë shumë në luftën për t`i ikur barazhit.
Heroi i ekipit mysafirë ishte Ahmeti i cili shënoi në minutën e 72` nga pika e bardhë.
Kështu Dukagjini ka marrë tri pikë tejet të mëdha, që e pozicionon ekipin nga Klina në vendin e gjashtë me 42 pikë, ndërsa Prishtina qëndron në vendin e pestë me pikë të njëjta.
Ndeshja tjetër në mes Ulpianës dhe Gjilanit ka përfunduar me fitore të thellë të mysafirëve 4:0.
Protagonist në këtë ndeshje ishte Progni i cili shënoi tri gola ndërsa golin tjetër e shënoi Krasniqi.
Kështu Ulpiana me këtë humbje mbetet në vendin e nëntë, ndërsa Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me 58 pikë gjithsej.