Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”

Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”

Analisti Dukagjin Gorani u shpreh optimist se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”.

Ai tha se një vend si Kosova duhet të ketë stabilitet politik dhe kjo për qytetarët tanë është “ekzistenciale”.

“Unë kisha pas qef me pa një opozitë që është e gatshme, unë besoj që ka me ofru një alternativë të qëndrueshme funksionale, e cila bazohet në një parim thjeshtë: Ne nuk dojmë armiqësi me rajon, me bashkësi ndërkombëtare dhe me qytetarët tanë. Ne synojmë stabilitet politik pa të cilin nuk zhvillim ekonomik. Vendet si Kosova janë vende fatkeqe ku stabiliteti dhe jostabiliteti politik meniherë përkthehet në mirëqenie ose ne skamje e në krizë ekonomike. Ne jemi vend i vogël dhe stabiliteti politik për neve është ekzistencial”, tha Gorani në Pressing.

“Ne nuk mundemi me përballu jostabilitetin politik”, shtoi Gorani.

Shpërndaje në: