“Duhet të kesh kujtesë të peshkut…” – Maliqi ka disa fjalë për eksponentët e VV-së që po e akuzojnë LDK-në për manipulim të votave të diasporës

“Duhet të kesh kujtesë të peshkut…” – Maliqi ka disa fjalë për eksponentët e VV-së që po e akuzojnë LDK-në për manipulim të votave  të diasporës

Analisti Agon Maliqi ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave me postë, e ku LDK-ja ka shënuar një rritje të madhe në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.

Maliqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha nuk është çudi pse LDK-ja ka marr kaq shumë vota, sepse sipas tij LDK gjithmonë ka pasur struktura jashtë vendit.

“Të thuash se është çudi se pse LDK-ja merr aq shumë vota në mërgatë nga Skenderaj, Drenasi dhe Deçani do të thotë të injorosh faktin se pikërisht nga këto bastione të luftës probabilitet më të madh për të emigru kanë pasur pikërisht njerëz të lidhur me LDK-në”, ka shkruar mes tjerash Maliqi.

 

Postimi i plotë:

Gjynah që po cenohet integriteti i procesit dhe po vihet në dyshim rezultati i votës së mërgatës kur edhe fenomenet me votën në ambasadë, edhe ato me postë, kanë shpjegim racional.

Votuesit e VV janë ndier më të sigurt për integritetin e votës së tyre në ambasada; janë mbajtur në kontakt më rregullisht nga ambasadat… pra aty janë ndier si “në shtëpi”, prandaj edhe kanë votuar më shumë aty.

Sa për votën e LDK-së me postë, duhet të kesh kujtesë të peshkut për të harruar se çfarë strukturash ka pasur LDK-ja jashtë vendit dhe të mos kesh ndjekur lajmet për të parë se kanë punuar për ta ringjallur këtë organizim. Të thuash se është çudi se pse LDK-ja merr aq shumë vota në mërgatë nga Skenderaj, Drenasi dhe Deçani do të thotë të injorosh faktin se pikërisht nga këto bastione të luftës probabilitet më të madh për të emigru kanë pasur pikërisht njerëz të lidhur me LDK-në.

Shpërndaje në: