Duhet të hiqni dorë nga këto zakone që bëni para palestrës
Rezultatet e palestrës nuk varen vetëm nga koha në të cilën ushtroheni, por nga rutina juaj para se të filloni aktivitetin. Nëse prej kohësh bëni ushtrime fizike, por nuk shihni përfundimet që prisnit, hidhini një sy listës më poshtë. Janë gjithë zakonet që s’duhen bërë para se të shkoni në palestër.
1. Mos filloni të ushtroheni me stomakun bosh.
Nëse për orë të tëra nuk keni ngrënë gjë, trupi, për të marrë energji do të përdorë gjithë proteinat që keni. Kjo nënkupton që niveli i proteinave do të ulet dhe keni më pak shanse për të bërë muskujt që doni.
2. Mos pini shumë ujë para aktivitetit fizik
Eshtë e rëndësishme të jeni të hidratuar, por shmangni konsumin e tepërt të ujit, pasi mund t’ju shkaktojë të përziera apo siklet gjatë stërvitjes.
3. Mos pushoni për një kohë të gjatë
Nuk ka asgjë të dremisësh para palestre, por jo më shumë se 30 minuta. Nëse flini më shumë, do të ndiheni të lodhur kur të çoheni dhe me zero dëshirë për t’u ushtruar.
4. Bëni kujdes të visheni siç duhet. As më trashë dhe as më hollë
Edhe në ditët më të ftohta të vitit, mos vishni më shumë rroba seç duhet. Mund të djerësiteni dhe kontakti i parë me të ftohtin, mund t’i përkeqësojë gjërat.
5. Mos filloni palestrën nëse nuk keni pushuar pak
Ditët e pushimit janë shumë të rëndësishme që trupi ta marrë veten. Nëse i shmangni do të keni më shumë dhimbje muskujsh për një kohë të gjatë.
6. Mos pini kafe
Besohet se kafeina ju ndihmon për të patur energji, por kjo s’do të ndodhë për një kohë të gjatë. Nëse e konsumoni para palestre mund të ndjeni efekte anësore si rrahje të shpeshta zemre, gjendje ankthi, luhatje tensioni apo gjendje gjumi.
Burimi: Health Line