Duhet të flasim seriozisht për paraqitjen e Jadon Sanchos kundër Evertonit

Duhet të flasim seriozisht për paraqitjen e Jadon Sanchos kundër Evertonit

Jadon Sancho tashmë e ka gjetur veten nën presion te Manchester Unitedi

Aq brutale dhe e shpejtë është bota e Premier Leagues, sa që disa po e quajnë ‘dështim’ transferimin e tij te Man Unitedi, pavarësisht se ende është vetëm fillimi.

Pasi u transferua për 85 milionë euro nga Borussia Dortmundi, Sancho ende është në pritje të kontributit të parë për gol, shënim apo asistim, për ‘Djajt e Kuq’ në Premier League.

Edhe pse barazimi 1-1 ishte paraqitje zhgënjyese për Unitedin, pati mjaft aspekte pozitive sa i përket performancës së Sanchos, pasi zëvendësoi Anthony Martialin në pjesën e dytë.

Sipas ‘SofaScore’, Sancho bëri dy pasime kyçe, kompletoi 90% të pasimeve në përgjithësi, tentoi pesë driblime, realizoi një goditje brenda kornizave dhe bëri një ndërhyrje dhe zhagitje.

Sidoqoftë, nuk ka demonstrim më të mirë të paraqitjes së tij se testi me sy, sepse përmbledhja e paraqitjes së tij kundër Evertonit shihet si shumë energjike dhe me ambicie.

Falë shfrytëzuesit të Twitterit @JMNDComps, ju ftojmë t’i bashkangjiteni mijëra fansave rreth botës që e shikuan këtë përmbledhje.

Tash, shikoni, nuk po themi se ai ishte i dyti në botë pas Lionel Messit sepse siç shihet, nganjëherë ai vrapoi nëpër qorr sokake.

Mirëpo, duhet ta vlerësojmë qëllimin dhe energjinë e tij për t’u futur në duele me mbrojtës me aq konsistencë, por nuk mund ta mohojmë se ka qenë një taktike jo efektive deri tash këtë sezon. /Periskopi.com/

p1fh196orfqnk1e0b19et5u1ajmb.jpgp1fh1978pb14ldgun1lmr1v9n1vp8d.jpgp1fh197qtk14oa18au3m2h8614hff.jpgp1fh198ci780nsi912qf15r81mbbh.jpg

Shpërndaje në: