Duhet ta provoni se s’bën metodën skandinave të gjumit!

Duhet ta provoni se s’bën metodën skandinave të gjumit!

Metoda skandinave e gjumit mund të jetë veçanërisht e dobishme për çiftet që kanë dallime në preferencat e temperaturës, ose nëse njëri partner është nga ata që gjatë natës “vjedh” të gjithë jorganin.

Kjo metodë gjumi duket si një kompromis perfekt edhe për çiftet që ndryshojnë për sa i përket preferencave të tyre të shtratit, por nuk duan të flenë në dhoma gjumi të veçanta.
Metoda është gjithashtu një opsion i shëndoshë edhe për çiftet që flenë e zgjohen në orare të ndryshme.

Nëse keni menduar ndonjëherë të merrni një “divorc gjumi” nga partneri juaj, ndoshta është më mirë të provoni “metodën skandinave të gjumit”.

Ideja është fare e thjeshtë: Ju mjafton të fleni si zakonisht, në të njëjtin shtrat, por me jorganë/batanije të veçanta.

Thuhet se ky truk i thjeshtë do ju përmirësojë gjumin dhe si rrjedhojë, edhe marrëdhënien tuaj.

Kjo praktikë është mëse e zakonshme në të gjithë Skandinavinë (e cila përfshin Danimarkën, Norvegjinë dhe Suedinë). Tani, po përhapet dhe në gjithë Europën.

Ata që janë single dhe flenë vetëm pasi lexuan këtë:

Duhet ta provoni se s'bën metodën skandinave të gjumit!

Shpërndaje në: