Dueli i së shtunës po vjen – Franklin kërcënon ashpër Joshuan
Kundërshtari i Anthony Joshua në peshën e rëndë, Jermaine Franklin ka filluar lojën e fjalëve para duelit që zhvillohet të shtunën e kësaj jave.
Franklin postoi në Twitter një video ku shihet duke dalë përball me AJ-n. Në video, dy boksierët ecin drejt njëri-tjetrit përpara se të ndalen me metra distancë mes tyre, përkrah promovuesit Eddie Hearn.
Asgjë nuk është thënë mes boksierëve, por Franklin e postoi videon në Twitter me komentin: “Nuk do të ndalem, derisa Joshua të rrëzohet”.Mbështetësit e Franklin i kërkuan atij që të hesht dhe të mos hyjë në asnjë luftë fjalësh përpara meçit të së shtunës.
Boksieri i peshave të rënda ka rekordin 21 fitore dhe një humbje, 14 me nokaut, por tashmë ka të ekspozuara pika e tij të dobëta – pasi humbi kundër Dillian Whyte me një vendim të gjyqtarëve në nëntor. Franklin është i bindur se do të mposhtë Joshuan me lehtësi dhe do ta fundosë njëherë e përgjithmonë.“Unë flas për mbeturina (Joshua) në ring, por jo para ndeshjes”, deklaroi Franklin për The Sun. “Në ring mund ta quaj një njeri të plogësht, në ring do të flas me grushte”.
“Jashtë ringut mund të mos them shumë, por brenda mund të më dëgjosh t’i them: ‘Mamaja jote godet më fort se ti’”, ka shtuar më tej ai.Franklin është zotuar të prodhojë një shfaqje “të pamëshirshme” në O2 Arena të Londrës këtë fundjavë, duke deklaruar se sapo të hyjë në mes të litarëve, do ta mbajë në grushte Joshuan.