“Duart larg nga Siria”, Erdogan thirrje gjithë vendeve: Turqia do shtypë terroristët
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje të gjitha vendeve që t’i “mbajnë duart larg” Sirisë, sepse Turqia ka kapacitetin dhe aftësinë për të shkatërruar të gjitha organizatat terroriste në atë vend, përfshirë grupin militant kurd dhe Shtetin Islamik.
Gjatë një fjalimi në parlament, Erdogan tha se grupi militant kurd YPG është problemi më i madh në Siri pas përmbysjes së ish-presidentit Bashar al-Assad, raportoi Reuters.
Ai shtoi se grupi “do ta shohë fundin e tij” nëse nuk i dorëzon armët .
Ai tha gjithashtu se nëse Turqia, nëse Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit injoron thirrjen e liderit të saj Abdullah Ocalan për të lënë armët, ajo do të arrijë qëllimin e saj për eliminim “në një mënyrë tjetër”./euronews