A duam me të vërtetë që Mark Zuckerberg të sundojë botën
Pyetja i ka një vit që shtrohet. Por, le ta provojmë edhe njëherë: a mundet Mark Zuckerberg të garojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Themeluesi dhe drejtori i Facebook-ut, e nisi vitin 2017 duke njoftuar sfidën e tij më të fundit: premtimin për t’i vizituar 30 shtete të ShBA-së që kurrë nuk kishte pasur rastin t’i vizitonte më herët. Ai e realizoi premtimin. Përgjatë atij rrugëtimi, ai ka takuar edhe votues të Trumpit, duke testuar disponimin në moçalin post-industrial dhe duke parë nga afër pasojat e krizës. Ai tashmë flet për rëndësinë që ka komuniteti, dhe për nevojën që gjenerata e tij të gjej një sens kolektiv të qëllimeve.
“Disa nga ju keni pyetur nëse kjo sfidë nënkupton që unë do të garojë për një zyrë publike,” shkroi ai në maj. Muajin e kaluar, ai darkoi me një familje që e mbështeste Trumpin nga Ohio, e cila nuk duket se ia zuri për të madhe që ai kishte sjellë me vete ushqimin e tij dhe që është raportuar të ketë thënë: “Nëse ndonjë reporter lajmesh iu thërret, veç sigurohuni të mos i thoni që po garoj për president.” Përsëri, ne e dimë që të afërmit e tij i kanë folur atij për “shërbimin qeveritar” dhe sesi një gjë e tillë do të luante rol në aksionet e tij të Facebook-ut; që bamirësia e tij ka punësuar edhe menaxherin e fushatës së Obamas në vitin 2008; dhe ai ka marrë një hap të çuditshëm duke njoftuar publikisht ateizmin e tij.
Megjithatë, ambicjet politike të Zuckerbergut nuk janë problemi i vetëm. Shumë më e rëndësishme është ajo që e dimë me siguri tashmë: që fuqia e tij tashmë është titanike, dhe që Facebooku po formëson të kuptuarit e miliona njerëzve, të asaj se çka ata janë dhe të vendit që zënë në botë.
Që të jem më specifik, promovimi që i bëri Facebooku lajmeve të rreme mbetet një problem shumë i madh. Manipulimi i tij nga forcat gjeopolitike si Rusia, që e sheh këtë mjet si shumë efektiv për t’i formësuar mendimet e botës, tashmë ka nisur të ekspozohet.
Në ndërkohë, asgjë nuk duket se mund të lëkundë ëndrrën për një platformë komunikimi të Zuckerbergut dhe miqve të tij – të cilët do të mbledhin një vëllim të madh informatash personale – e i cili do të bhet një tru i madh e në zgjerim global – dhe, si një bonus shtesë, të vetmet mjete të qëndrueshme për tregtimin e gjërave te njerëzit.
Të fillojmë me shprehjen e fytyrës që disi duket se kombinon një çehre të rëndë me një optimizëm të pashuar, që i ka gjurmët në faktin që Zuckerberg është tashmë më i pasur se në ëndërrat e tij. Gjithnjë kam qenë kurreshtar të di nëse ai e kupton gjithë atë që po ndodh?
Kompania e tij është për të ardhmen, por Zuckerbergu është një rikthim në të shkuarën politike. Thuhet shpesh që fama e ngrin zhvillimin e njerëzve që bëhen të njohur në moshë të re. Kur doli Facebooku në vitin 2004, kriza globale ishte katër vjet larg, dhe liberalët e suksesshëm e të pasur kishin ende besim në kredon që e ka definuar dekadën e kaluar: një përzirje e një filantropie të mjegullt që iu soll kulturës nga Live Aid, dhe e përzier me politikën e lidhur ngushtë me udhëheqjet e Tony Blair dhe Bill Clinton.
Në këtë vizion, i shtyrë nga utopizmi digjital, globalizimi ishte i mirë, kapitalizmi liberal mund të zgjidhte çdo problem, prej problemeve financiare, deindustrializimit deri te ngrohja globale e racizmi. Megjithatë rrethanat që e prodhuan 11 shtatorin dhe e nisën luftën në Irak, e prodhuan edhe 19 vjeçarin që do të bënte pasuri të madhe dhe do të ndryshonte botën. Trembëdhjet vjet më vonë, kjo gjë vazhdon të ndodhë. [Për të kuptuar lidhjet e Facebook-ut me politikat e dështuara liberale të viteve 90, kujtoni se shefi i zyres operative është Sheryl Sandberg, i cili kishte qenë në administratën e Bill Clintonit, dhe është ende shok i Hillaryt.]
Këtë vit mësuam që ai dëshiron të ndalë ndryshimet klimatike. Dhe mësyn të bëhet pjesë e një gjenerate që “do t’i jepte fund varfërisë, dhe sëmundjeve”. Ai flet për “një nivel pabarazie në të ardhura që e vret secilin”e më tej shton që “e dëshiron një shoqëri e cila do të bëj matjen e progresit jo vetëm nga metrikat ekonomike si GDP-ja, por edhe se sa prej nesh kanë rol të cilin e marrim si të kuptimshëm”. Ai flet për të qenët në anën e “lirisë, hapjes dhe një komuniteti global” dhe kundër “autoritarizmit, izolacionizmit dhe nacionalizmit”. Por secila fjalë e vë në pah të njëjtën mangësi. Qëllimi duket mirë. Ama, cilat janë mjetet?
Në rastin e Zuckerbergut, sensi i liberalit është bërë edhe më i ndritshëm nga kontradiktat që i vërtiten rrotull. Duke e skicuar utopinë e tij të mjegullt, ai thotë: “Njerëz si unë duhet të paguajnë për atë gjë.” Por ai nuk përmend rekordin e kontestuar të kompanisë së tij në taksa, dhe në vend të kësaj thekson besimin e tij te bamirësia. Ndërsa brengoset për polarizimin social e politik, algoritmet e tij i inkurajojnë e i thellojnë ato. Ai sipërfaqësisht e qet veten kundër forcave globale, e pikërisht ato i shfrytëzojnë serverët e tij.
Dhe megjithëse dhimbjet e vazhdueshme të Facebook-ut duket se e kanë tronditur, ai duket se nuk ka kurrfarë sensi që etika dhe operacionet e tij kërkojnë pak frenim. Krejt e kundërta, në fakt. Duke gjykuar nga prononcimet e tij të fundit në përgjigjje ndaj mënyrës sesi shoqëria dhe politika ishte bërë më e ndarë dhe e fraktuar, Zuckerbergu do që Facebooku të “zhvillojë një infrastrukturë sociale për t’iu dhënë njerëzve pushtetin që do të ndërtojë një komunitet global i cili do të funksionojë për të gjithë ne”.
Ai mendon që ka një nëngrup nga 2 milardë përdoruesit e Facebook-ut të cilët do ta bënin atë një “komunitet të kuptimshëm”, dhe që përmes një rishpikjeje të grupeve të Facebookut, shumë prej nesh do të nqidnim shembullin e tyre. Dhe kjo është poaq e mjegullt sa gjithçka tjetër, por që i dha një titull të mirë gazete: “Përgjigjja e Mark Zuckerbergut për një botë të ndarë nga Facebooku, është më shumë Facebook”.
Nëse retorika e tij është thjesht një përpjekje cinike për përfitim, Zuckerberg dhe miqtë e tij do ta kuptojnë herët a vonë se është absurde dhe do të tërhiqen. Por është shumë më keq se kaq, për arsyet që u kapën bukur në Majmunët e Kaosit, një memoar i publikuar së fundi nga Antonio Garcia Martinez. “Facebooku është i mbushur me besimtarë që vërtetë, vërtetë, vërtetë, nuk e bëjnë atë që për para,” shkruan ai, “dhe që vërtetë, vërtetë nuk do të ndalen derisa secili burrë, secila grua dhe secili fëmijë në planet të jetë duke e shikuar dritaren e kaltër me logon e Facebookut… Njeriu lakmitar mund të blihet me ndonjë çmim, dhe sjelljet e tij janë të parashikueshme. Po fanatikët e vërtetë? Ata nuk mund jepen për asnjë çmim, dhe nuk është e parashikueshme se çka do të bëjnë vizionet e tij e tij të çmendura.”
Dy menidme vijnë nga kjo gjë. Së pari, pse do të brengosej Zuckerbergu me një shqetësim të kufizuar si presidenca kur ka gjithë fuqinë e nevojshme për të bërë realitet ëndrrën e tij hubristike. E dytam duke qenë se deluzionet liberale të së kaluarës janë një pjesë e madhe e arsyes pse bota po e gjen veten në një rrëmijë të tillë, a është bërë ndojnë zhvillim që do ta ulte atë, dhe do t’ia kujtonte se, rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira?
Përktheu në shqip: Periskopi.com