Dua të më kthehet ‘Allahu Ekber’

Dua të më kthehet ‘Allahu Ekber’

Allahu ekber. Është fjalë arabe që përkthehet si ‘zoti është më i madhi.’ Myslimanët, një tribe ekscentrike me miliarda pjesëtarë, e thonë disa herë gjatë vakteve të lutjes. Fraza përdoret poashtu si mënyrë e përshtatshme për të shprehur mirënjohje në çdo situatë.

Them “Allahu Ekber” me zë të lartë më shumë se 100 herë brenda ditës. Mbrëmë gjatë darkës, e thashë me gojën plot derisa po haja qofte të pulës. Në mesditë, atë fjalë e thashë në sallën e konferencave në Departamentin e Shtetit, ku isha i ftuar t’i adresohesha një numri të madh punonjësish rreth fuqisë që ka tregimi [autori është dramaturg]. Specifikisht, shpreha mirënjohjen e thellë e të vazhdueshme për zgjedhjen e Barack Obama-s si president, të cilin duke bërë shaka me paranojën islamofobike që e kishte rrethuar, e thirra “presidentin e parë mysliman të Amerikës,” dhe shtova më pas “Allahu ekber!”

Njerëzit në sallë qeshën dhe duartrokitën, ndërsa bota vazhdonte të sillej, por askush nuk u panikua, ndërsa veç disa njerëz u dukën të çudiur me atë që thashë. Madje kam thënë “Allahu ekber” dy ditë më parë në një pushimore pasi e kisha humbur një betejë, por jo edhe luftën ndaj një virusi të ndyrë në stomak.

Jam 37 vjeçar. Në gjithë këto vite, unë, si një pjesë e madhe myslimanësh tjerë, nuk kam bërtitur “Allahu ekber” para ose pas kryerjes së ndonjë akti dhune. Për fat të keq, terroristët e ISIS-it dhe Al Qaeda-s dhe simpatizantët e tyre, që e përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël myslimanësh, e kanë bërë një gjë të tillë. Në imagjinatën publike, kjo i ka dhënë frazës një kuptim që është e pamundur të lidhet me atë që fraza parakupton në përditshmërinë time.

“Allahu ekber” është kryetitulli i gazetave sërish –  pasiqë 29 vjeçari që e ngau kamionin në një shteg biciklistësh duke i vrarë tetë njerëz dhe duke i lënduar dhjetëra të tjerë në Manhattan të martën – është raportuar të ketë thënë pas atij sulmi. U zemërova kur po dëgjoja atë mbulim medial që përcillej me pjesëza të vogla informacionesh që n’a bënin të kuptonim më mirë tragjedinë: përshkrimi fizik i të dyshuarit, lloji i kamionit që ngiste, disa dëshmitarë okularë që thonin se nuk iu duk se ishte aksident. Dhe dy fjalët që policia tha t’i ketë dëgjuar: Allahu ekber.

Sulmi kishte ngjashmëri me atë të Charlottesville, në muajin Gusht, kur një neo-nazist, me emrin James Alex, e përplasi makinën e tij në turmën e njerëzve që po protestonin kundër një kampanje të mbajtur nga nacionalistët e bardhë, duke vrarë një 32 vjeçar dhe duke i lënduar 19 të tjerë. Presidenti Trump reagoi çuditshëm pas këtij rasti duke e dënuar dhunën “e shumanshme” dhe më pas duke shtuar, “Duhet më shumë kohë për t’u njohur me faktet.” Ky lloj kaucioni nuk duhet se aplikohet kur të dyshuarit përshkruhen si “njerëz të lindjes së mesme” – dhe definitivisht jo kur thonë, “Allahu ekber.”

Jo shumë kohë pas vrasjes në Charlottesville, ekstremistët myslimanë në Barcelonë e nganë makinën përmes turmës, duke i vrarë 16 njerëz. Brenda një ore, zoti Trump e përsëriti mitin, duke iu thënë që ata të cilët donin të luftonin terrorizmin të “shihnin se çka iu kishte bërë terroristëve gjenerali Pershing kur i kishte kapur” – i kishte lyer plumbat me gjakun e derrit. “Nuk ka më terror islamik radikal për 35 vite!” – kishte thënë ai. Më lejoni të sqarohem: nuk ka nevojë t’i fusni plumbat në gjakun e derrit për të n’a vrarë. Plumbat e rregullt e kryejnë punën mjaft mirë. Pse? Sepse jemi njerëz.

Kjo është arsyeja pse ndiva dhimbje të martën, “Allahu” dhe “ekber”, dy fjalë të thjeshta që janë në zemrat tona, vazhdimisht po paraqiten në mbulimet mediale dhe në përgjigjjet presidenciale. Një fjalë e zakonshme, shumë e dashur për myslimanët, e cila thuhet posaqërisht gjatë lutjeve, tashmë ka marrë kuptimin e “ishte terrorizëm.”

Është kollaj e harrueshme që gjuha shpesh është rrëmbyer dhe militarizuar nga ekstremistët e dhunshëm. Disa njerëz çirren “Allahu ekber” ndërsa të tjerë “trashëgimi,” e “kulturë” dhe “krenari e bardhë.” Slloganët e preferuar të një vrasësi nuk bëjnë shumë ndryshim te njerëzit jetët e të cilëve janë humbur, ose te ata që kanë humbur më të dashur, por ato bëjnë shumë ndryshim në kolektivin amerikan të të kuptuarit të tragjedisë.

Brenda disa orësh pas sulmit të Manhattanit, zoti Trump cicëroi në Twitter“Veç sa e kam urdhëruar Homeland Security-n të bëj hapa përpara drejt një programi ekstrem vettingu [verifikimi]. Të jesh politikisht korrekt është mirë, por jo për këtë gjë!” Ai poashtu tha të martën se do të ndërpriste programin e Llotarisë së Vizës amerikane – përmes të cilit u tha se sulmuesi kishte hyrë në vend. Është ai lloj reagimi i mangët që nuk lidhej me kontrollin e armëve pas gjuajtjeve masive me armë që ndodhën në Las Vegas.

Nëse stuhia që e dërrmoi Puerto Ricon, duke lënë shumë qytetarë amerikanë në nevojë urgjente për ushqim dhe ujë, mund të bërtiste, “Allahu ekber,” do të merrte po të njëjtën përgjigjje të ashpër. Ndoshta presidenti ynë do të shihte edhe stuhinë si një lloj demoni. Ndoshta do të kishte fuqizuar tërbimin “ata ose ne” për të ngulmuar në aksione hakmarrëse për të riparuar dëmni.

Mbrëmë, derisa mbulimi medial i frazës së të dyshuarit u tha vazhdimisht, unë i çova fëmijët në Virgjinia. U shëtitëm nëpër rrugë me fqinjtë tanë miqsorë. Djali im tre vjeçar ishte veshur si pirat ndërsa vajza një vjeçare u vesh si ‘Supergirl’. Ne të gjithë buzëqeshnim me njëri tjetrin, pa frikë. Allahu ekber. Zoti është më i madhi.

Wajahat Ali është dramaturg, avokat dhe opinionist. | New York Times | Periskopi

Shpërndaje në: