Dua Lipa vendos rregulla të reja për emrat Dyfishohet emri “Dua” në Britani
Dua Lipa ishte në mesin e njerëzve më influencues për zgjedhjet e emrave të foshnjeve, sipas të dhënave të fundit.
Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) tha që foshnjet të cilat ishin quajtur Dua ishin dyfishuar në vitin 2019 krahasuar me 2017-n, kur këngëtarja arriti në top-listën britanike.
ONS-ja tha se 126 foshnje ishin quajtur Dua në vitin 2019, krahasuar me 63 në vitin 2017, duke sygjeruar se këngëtarja me këngën e famshme të titulluar “Rregulla të Reja” kishte vënë përnjëmend rregulla të reja për emrat, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Emrat që kanë rënie popullariteti janë Jack, Alfie, Chloe, Jessica, Daniel, Ruby, Harry etj.