Dua Lipa uron fillimin e Javën e Krenarisë në Kosovë, në mbështetje të komunitetit LGBT+

Dua Lipa uron fillimin e Javën e Krenarisë në Kosovë, në mbështetje të komunitetit LGBT+

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shprehur mbështetjen e saj për komunitetin LGBT+ në Kosovë në nisjen e Javës së Krenarisë që fillon këtë të hënë më 3 qershor. Kjo javë është një ngjarje e rëndësishme për të festuar dhe përkrahur të drejtat dhe liritë e komunitetit LGBT+ në vend.

Dua Lipa, e cila është njohur për qëndrimet e saj të hapura dhe mbështetjen për barazi dhe të drejta të barabarta për të gjithë, ka bërë një urim të veçantë në rrjetet sociale. “Urime Muajin e Krenarisë Kosovë”, shkroi ajo në InstaStory, ku ndau me ndjekësit rrëfimet e katër artistëve queer në Kosovë, të bëra në platformën e saj Serivce95 vitin e kaluar.

Këto rrëfime shërbejnë si dëshmi e fuqisë së shprehjes personale dhe lutjes për pranim në një shoqëri që ende po mëson të pranojë dhe nderojë diversitetin në të gjitha format e tij.

Java e Krenarisë në Prishtinë është një seri aktivitetesh dhe ngjarjesh që synojnë të ngritin ndërgjegjësimin dhe të nderojnë komunitetin LGBT+ në Kosovë.

Javën e Krenarisë këtë vit zhvillohet nën moton “Kemi qenë dhe do t’jemi”, një shprehje e vendosmërisë dhe krenarisë së komunitetit për identitetin dhe historinë e tyre.

Dua Lipa, me zërin e saj ndikues dhe platformën ndërkombëtare, po kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut dhe në mbështetjen e komunitetit LGBT+ në Kosovë. Mbështetja e saj dhe e shumë të tjerëve është një hap drejt një shoqërie më inkluzive dhe të hapur në Kosovë dhe më gjerë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: