Dua Lipa: Rrjetet sociale janë vend i urrejtjes e ankthit

Dua Lipa: Rrjetet sociale janë vend i urrejtjes e ankthit

Ylli i muzikës pop thotë se rrjetet sociale janë vend për “urrejtje dhe ankth”.

Duke folur në një intervistë për “BBC”, Dua Lipa u kërkoi përdoruesve të internetit, të jenë “më të mirë ndaj njëri-tjetrit”, për të mirën e përgjithshme, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

24-vjeçarja i tha nikoqires Louise Minchin “Disa ditë nuk i lexoj fare komentet”.

“Disa ditë ndoshta ndihem më me vullnet dhe pëfundoj pothuajse duke shikuar gjëra që nuk dua t’i shoh”, shtoi ajo.

Edhe yjet e njohur si Selena Gomez, së fundi kanë shprehur shqetësimet e tyre për sjelljet në rrjete sociale, duke i përshkruar si “të tmerrshme” për gjeneratën e saj, këtë vit në Festivalin e Filmit në Kanë.

Muajin e kaluar, Dua, emri i së cilës në gjuhën e saj amtare (shqipe) do të thotë dashuri, bëri thirrje për një kujdes më të shtuar për shëndetin mendor në industritë krijuese.

Këngëtarja ka pranuar se janë argëtuese dhe të dobishme përdorimi i platformave Twitter dhe Instagram, por thotë se largohet menjëherë sapo sheh komente që bëjnë të ndihet në ankth.

“Rrjetet sociale mund të jenë një mjet shumë i mirë e mund të jenë shumë argëtuese për të ndarë gjëra por në të njëjtën kohë është një vend i urrejtjes e ankthit”, ka thënë ajo.

Dua shtoi se njerëzit ndjehen se pasi fshihen pas një ekrani të kompjuterit mund të thonë gjëra të ndryshme,

Autorja e hitit “One Kiss” deklaroi se duhet të jetë misioni i çdonjërit në internet që të “shpërndajë pozitivitet dhe të inkurajojë mirësinë”.

Dua Lipa së fundi ka performuar në “MTV EMA” në Seville, Spanjë, ndërsa së shpejti lanson albumin e ri.

Shpërndaje në: