Dua Lipa reagon e revoltuar pas fitores së Boris Jonsonit: Çfarë fatkeqësie totale, Britani ti dështove

Dua Lipa reagon e revoltuar pas fitores së Boris Jonsonit: Çfarë fatkeqësie totale, Britani ti dështove

Boris Johnson do të kthehet në “Downing Street” me një shumicë të madhe pasi konservatorët thuhet kanë marrë shumicën e votave, në zgjedhjet e së enjtes në Britaninë e Madhe.

Sipas CNN, Konservatorët kanë siguruar 338 nga 650 vendet në Dhomën e Parlamentit.

Kjo i ka siguruar Boris Johnsonit pozitën e kryeministrit britanik.

Ky vendim mund të mos u ketë pëlqyer simpatizantëve të Partisë Liberale, ndër ta edhe artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.

Vajza e lindur e rritur në Londër ka shprehur indinjatën e saj me këtë zgjedhje të britanikëve, e cila njëherësh do t’i largojë ata nga BREXIT-i.

Irritimin me zgjedhjen e Boris Johnsonit kryeministër Dua e shprehu përmes një fotografie të tij të publikuar në InstaStory, ku Johnson shihet i varur në një litar argëtimi me flamujt britanikë.

“Ky është kryeministri. Çfarë fatkeqësie totale e ndyrë. Urime Angli ti me të vërtetë dështove”, shkroi këngëtarja nga Kosova në InstaStory.

Dua ndërkohë të premten publikoi edhe këngën e saj më të re “Future Nostalgia”, e cila njëherësh është e fundit që ajo sjell për fansat e saj këtë vit.

Shpërndaje në: