Dua Lipa po bëhet me pullë postare në Kosovë
Ylli botëror me perjardhje shqiptare, Dua Lipa, është shndërruar në një idoll për adhuruesit e muzikës dhe të rinjtë shqiptar.
Ajo është duke qendruar për vizitë disaditore në Kosovë, për shkak të festivalit “Sunny Hill” i cili edhe është prodhim i saj dhe babait të saj, Dukagjin Lipës, shkruan Indeksonline.
Një nga mesazhet që po përcjellë edicioni i sivjetëm i këtij festivali, është liberalizimi i vizave për Kosovën.
Pikërisht për shkak të kontributit të saj në njohjen dhe pranimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, Posta e Kosovës ka vendosur të bëjë një pullë postare me portretin e Dua Lipës.
Pulla postare do të promovohet nesër, me fillim nga ora 15:00, teksa prezente në promovim do të jetë edhe vet Dua Lipa, e shoqëruar nga babai i saj.