Dua Lipa përkrahëse e Bidenit: Nëse e keni votuar Trumpin nuk dua të bëjë asgjë me ju
Dua Lipa thotë se Trumpi nuk duhet ti fitojë zgjedhjet presidenciale të Amerikës.
Këngëtarja e njohur shqiptare që nga fillimi e ka mbështetur Joe Bidenin për president të SHBA-së, shkruan lajmi.net.
Dua madje u kishte bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në SHBA që ta votojnë Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
“Biden ishte pranë nesh kur Kosova po përballej me një katastrofë humanitare”, ishte shprehur Dua.
Ndërsa tani nëpërmjet një postimi ka reaguar ndaj atyre që e kanë votuar Trumpin.
“Nëse keni votuar për Trump, e kam fjalën për mënyrën më pa respekt të mundshme, nuk dua të bëjë asgjë me ju. Jo vetëm që votuat kundër të drejtave themelore të njeriut dhe barazisë, ju vendosët rashizmin, homofobinë, islamofobinë, transfobinë”, shkruan në postimin e fundit të Dua Lipës.