Dua Lipa për Trump: Edhe berberi i tij që e paguan 70 mijë dollarë e urren atë
Mbrëmë është mbajtur debati presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden i cili zgjati më shumë se 90 minuta.
Edhe të famshëm të artit shpeshherë tregojnë përkrahjen e tyre për figurat e shtetit.
Një nga ta është edhe Dua Lipa e cila gjithmonë ka treguar se nuk mbështet presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump.
Tani, nga ky debat ajo që ra në sy kanë qenë flokët e Trump, ku një fotografi është bërë virale në rrjete sociale, ndërsa një pjesë e njerëzve tallen pasi sipas tyre ai paguan 70 mijë dollarë vetëm për floktët.
E, këtë fotografi e ka postuar edhe Dua Lipa, ndërsa ka shkruar se edhe parukieri i tij e urren.
“70 mijë dollarë shpenzime për floktë e tij dhe parukieri i tij e urren akoma atë”, shkruan këngëtarja.