Dua Lipa nxjerr në shitje bluzat e saj, paratë e mbledhura shkojnë për Shqipërinë
Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, po vazhdon solidaritetin për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
.Tashmë ajo ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për t’ju dal në ndihmë personave të cilët mbetën pa shtëpi si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
Nga sot të gjithë të interesuarit mund të blejnë bluzën e dizajnuar nga Dua Lipa dhe Bond.nyc.
Këngëtarja ka njoftuar se të ardhurat nga shitja e tyre do të dërgohen 100% të mbijetuarve.
“Ndihma juaj është e nevojshme”, shkruan ndër tjera Lipa.