Dua Lipa me urim të veçantë për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Dua Lipa shprehet krenare për atë që ka arritur Kosova gjatë këtyre viteve.
Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa zgjodhi fjalët më të bukura për atdheun e saj, shkruan lajmi.net.
Me anë të një fotografie të edituar, në të cilën prapa këngëtares shihet flamuri shtetëror i Kosovës, artistja uroi 13 vjetorin e Pavarësisë.
“URIME PAVARËSIA KOSOVA!!! 13 VITE!! Kurrë nuk do ta harroj momentin kur e pashë duke ndodhur (Pavarësia) kur jetoja në Prishtinë. Rrënqethje, rrënqethje, rrënqethje, energjia e qytetit! E paharrueshme… krenare kur shikoj sa larg kemi ardhur dhe sa larg do të shkojmë!”, janë fjalët e Duas.
Ndryshe, Dua Lipa në secilën paraqitje publike të saj, nuk heziton të tregojë para botës për prejardhjen që e ka.