Dua Lipa kërkon drejtësi për vrasjen e afro-amerikanit
Bota është tronditur nga ngjarja që ndodhi në Amerikë pak ditë më parë, kur një polic vrau afro-amerikanin, George Floyd.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Minneapolis dhe u konsiderua si një akt terrorist që shkaktoj reagime të shumta, shkruan Indeksonline.
Një reagim nuk ka munguar as nga këngëtarja shqiptare, Dua Lipa e cila përmes një postimi në Instagram tha se nuk duhet të tolerojnë më gjenerata të amerikanëve me ngjyrë dhe njerëz me ngjyrë të rriten nga frika e atyre që duhet t’i mbrojnë.
Më poshtë postimi i saj i plotë:
“Edhe sa jetë duhet të humbasim? Me siguri kjo duhet të jetë tema kryesore kur të gjithë përballemi me brutalitetin e policisë që është kapur në një video të parë nga të gjithë. Me siguri kjo është kur themi STOP, ne nuk do të tolerojmë më gjenerata të amerikanëve me ngjyrë dhe njerëz me ngjyrë të rriten nga frika e atyre që duhet t’i mbrojnë. Kur një njeri i paarmatosur dhe i prangosur vritet nga policia gjatë ditës, ndërsa kërkonte jetën e tij, ata që janë në autoritet duhet të dinë se zemërimi ynë nuk njeh kufij. Kërkojmë drejtësi. Ka shumë mënyra për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Nënshkruani peticionin, merrni në telefon, bisedoni me familjen, miqtë dhe fëmijët. Nëse jeni pronar i një biznesi, bëni një deklaratë mbështetëse publike për klientët, miqtë dhe bashkëpuntorët tuaj me ngjyrë. Mund të jemi ndryshimi. Ne duhet ta fillojmë bisedën në qarqet tona. Kjo është dhimbëse. Duhet të ndalet”.