Dua Lipa josh me dukjen, thekson linjat e formësuara trupore
Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi është duke e shijuar suksesin e këngën “Prisoner” me Miley Cyrus.
Ani pse pandemia coronavirus ka kufizuar mundësitë për koncerte, Dua duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan Daily Mail.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të vë në pah linjat e formësuara trupore.
Bukuroshja brune është parë në dhomën e veshjes, teksa shihej me pantallona dhe një bluzë të thjeshtë.
Pozat provokuese artistja i ka marrë para pasqyrës, ndërsa flokët kishte zgjedhur t’i bëjë gërsheta.
Përndryshe, Lipa gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktive në prurjet muzikore, që u pëlqyen në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së saj.