Dua Lipa flet për Ismail Kadarenë dhe inspirimin që gjeti në librat e tij
Dua Lipa ka përmendur librat e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare, gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Boooker”, të hënën në Londër.
Këngëtarja kosovare me famë botërore ka thënë se pas kthimit të saj në Kosovë, pas luftës, ajo përmes librave të Kadaresë ka mësuar aftësitë e saj gjuhësore e po ashtu ka mësuar për rezistencën shqiptare.
“Kur kam qenë e re, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ai ‘Kështjella’ i Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mija gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës. Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban ende Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, ka thënë Dua, duke shtuar se dashuria për letërsinë e ka frymëzuar për suksesin edhe në muzikë.
Gjatë ceremonisë, Dua është takuar me shumë personalitete të rëndësishme botërore, përfshirë bashkëshorten e Mbretit Charles III, Camilla.
Dua është e njohur për fjalimet e saj në të cilat ajo promovon Kosovën, shqiptarët dhe vlerat e tyre.