Dua Lipa fillon lidhje të re dashurie?
Dua Lipa është parë duke kaluar shumë kohë me një personazh.
Këngëtarja, e cila aktualisht është në nisje të turneut të saj botëror “Future Nostalgia”, është parë në shumë raste duke qëndruar me drejtorin e markës Valentino, Yigit Turhan.
Dua është aktualisht në Portofino, Itali, për disa ditë pushimi para se të vazhdojë me turneun dhe shfaqjet. Yigit po shqëron këngëtaren.
Në fillim të kësaj jave, Daily Mail raportoi se dyshja ishin së bashku në shezllonet e diellit.
Një ditë më vonë, Dua dhe Yigit u panë të veshur me këmisha ragbi Ralph Lauren me vija të ngjashme pranë pishinës së hotelit.
Romanca e re e mundshme vjen pasi ajo dhe Anwar Hadid, vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid, u ndanë në fund të vitit të kaluar.
Anwar dhe Dua u ndanë në dhjetor 2021 pas disa vitesh lidhje.