Dua Lipa dyfishon pasurinë e saj falë turneut “Future Nostalgia Tour”
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është një nga yjet më të mëdha të estradës në botë.
E tashmë ajo listohet edhe ndër top artistët më të pasura.
Aktualisht posedon pasurinë jo më pak se 60 milionë paund (68.5 milionë euro). Kështu bën të ditur “Companies House”.
Në vitin 2020, ajo kishte 25 milionë paund ndërsa tani ylli i popit ka një vlerë të madhe 60 milionë funte.
Kjo është një rritje prej tetë milionë paund në krahasim me vitin e kaluar.
Por në fakt, turneu i Duas do të ketë sjellë edhe më shumë të holla. Shuma përfshin vetëm dy muajt e parë të turneut “Future Nostalgia” në Amerikën e Veriut, i cili u mbajtë në muajin shkurt dhe mars të vitit të kaluar.
Krijuesja e hitit “Levitating” më pas përformoi në Mbretërinë e Bashkuar, në Evropë, në Amerikën e Jugut, në Zelandën e Re dhe në Australi.
Në total, ajo dha gjithçka nga vetja me hiç më pak se 82 shfaqje.
Se sa ka fituar në total do të bëhet e ditur më vonë.
“Paratë po vijnë por ajo po i përdor me mençur”, tha një burim i brendshëm për ‘The Sun’.
Përveç kësaj, Dua aktualisht është duke punuar në albumin e saj të tretë, i cili pritet të publikohet në fund të këtij viti