Dua Lipa duket sensacionale me një fustan të zi transparent në gala mbrëmjen e 50 vjetorit të Chaplin Awards në New York

Dua Lipa duket sensacionale me një fustan të zi transparent në gala mbrëmjen e 50 vjetorit të Chaplin Awards në New York

Dua Lipa nuk gabon kurrë kur vjen puna te moda – dhe këtë e dëshmoi sërish teksa mori pjesë në gala mbrëmjen e 50-vjetorit të Chaplin Awards në New York, mbrëmjen e së hënës, ku nderoi regjisorin e njohur spanjoll, Pedro Almodovar.

Këngëtarja 29-vjeçare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një fustan të zi transparent prej rrjete, me prerje të guximshme, ndërsa pozonte me vetëbesim në tapetin e kuq.

Ajo kompletoi pamjen me take të larta të zeza me rripa të shndritshëm, dhe e theksoi stilin me një gjerdan të madh prej ari, shkruan DailyMail.

Ylli i hitit “One Kiss” i kishte lëshuar flokët e errët në onde natyrale mbi supe, ndërsa grimi me tone bronzi i dha një shkëlqim të ngrohtë fytyrës së saj.

Të ardhurat nga eventi do të shkojnë për programet jofitimprurëse të organizatës, përfshirë seritë filmike, nismat edukative dhe ngjarjet madhore si Festivali i Filmit të New York-ut dhe “New Directors/New Films”.

Pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje vjen pak ditë pasi këngëtarja publikoi në Instagram disa foto nga pushimet e Pashkëve me të fejuarin Callum Turner në Shqipëri.

Këngëtarja e “Dance The Night” u shfaq në formë të shkëlqyer në bikini të kuqe me prerje të vogël, ndërsa shijonte diellin dhe rërën në një plazh shqiptar.

Në përshkrimin e albumit fotografik, ajo shkroi “Pashkët në shtëpi” – duke shtuar një emoji lepurushi dhe një flamur shqiptar.

Në një tjetër foto, Dua shihej e veshur me një bluzë të shkurtër të zezë dhe tuta sportive, me flokët e lidhur në një bisht të rregullt.

Çifti u fotografua duke qeshur dhe bërë shaka mes vete, ndërsa në një prej fotove Dua i shtypte fytyrën Callumit, i cili buzëqeshte i kënaqur.

Në një moment tjetër, të dy u filmuan teksa vraponin dhe hidheshin nga një mol në ujë, me sfondin e shkëmbinjve të bukur shqiptarë.

Dua dhe Callum u përfolën për herë të parë si çift në janar të vitit 2024 dhe thuhet se janë fejuar drejt fundit të vitit të kaluar.

Në dhjetor doli lajmi se Callum i kishte propozuar Duas në mënyrë romantike, duke u gjunjëzuar. Unaza e fejesës thuhet se përmban një diamant klasik të vetëm, të vendosur mbi një rrip ari 18 karatësh, dhe vlera e saj llogaritet të jetë deri në 25 mijë funte.

Ekspertja e bizhuterive, Anya Walsh nga “77 Diamonds” tha për MailOnline: “Unaza duket të jetë një diamant klasik i vetëm mbi një rrip të trashë ari të verdhë, me pamje të guximshme dhe elegante njëkohësisht”.

Sipas saj, një diamant cilësor prej 2 karatësh në një rrip të tillë të gjerë do të kishte një çmim rreth 20,000 deri në 25,000 funte. /Periskopi/

Shpërndaje në: