Dua Lipa duke e injoruar Shevchenkon në finalen e Champions Leagues, është e sikletshme të shikohet

Dua Lipa duke e injoruar Shevchenkon në finalen e Champions Leagues, është e sikletshme të shikohet

Ndodhi në finalen e Champions Leagues që u luajt në Kiev para më shumë se tre viteve.

Me që finalja po luhej në kryeqytetin ukrainas, mes Real Madridit dhe Liverpoolit meqë ra fjala, ambasador i natës nga UEFA ishte caktuar legjenda Andriy Shevchenko, shkruan Periskopi.

Në ceremoninë para finales, Dua Lipa ishte artistja që do të performonte dhe dukej shumë e relaksuar në shkallët e daljes së tunelit, teksa po priste të ftohej në skenë.

Ajo madje ishte shumë e lumtur të shkëmbente ca flajë me fansa, teksa Shevchenko po e priste pak më larg për ta përshëndetur.

Pritja e tij po bëhej e sikletshme, derisa me kontakt sysh po mundohej ta paralajmëronte që t’i ofrohej për përshëndetje dhe shtrëngim duarsh.

Mirëpo, superylli kosovar as që i hidhte sytë nga ai, qartazi duke menduar se është thjesht një person tjetër me kostum në mesin e një grumbulli njerëzish për të cilët ajo nuk ka ide kush janë sa herë që shkon nëpër evenimente të rëndësishme.

Gjithçka është kapur nga kamerat dhe është e sikletshme të shikohet, e drejtë të themi.

Oh, dhe nëse u intereson, Real Madridi kishte fituar këtë finale duke mposhtur 3-1 ‘Të Kuqtë’ nga Anglia. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: