Dua Lipa çelet: Rren për kuptimin e emrit, thotë se i vinte marre për emrin shqiptar në Londër (VIDEO)
Dua Lipa ishte e ftuar e komedianit të famshëm Jimmy Fallon në emisionin e tij “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” në të cilin foli për shumçka.
Ajo ‘u çel’ para Fallonit se si kishte qenë shumë e kompleksuar për herën e parë kur ishin takuar, dhe se kishte menduar që ai nuk do ta ftonte më kurrë.
Më pas, Fallon e nguci znjsh.Lipa për emrin e saj tepër të vështirë për t’u thënë në gjuhën angleze, përcjell Periskopi.
Gjatë kësaj interviste u fol edhe për Kosovën.
“Nuk më pëlqente emri im derisa po rritesha në Londër. Kisha emër shqiptar dhe s’më pëlqente mënyra se si ma thoshin emrin. Doja një emër normal si Sarah, Hana,”
Ajo gjatë kësaj interviste thotë se emri i saj do të thotë “dashuri”, por në fakt, siç e dimë emri i saj nuk do të thotë dashuri por është folje.
Lipa më pas tregon se si ishte dërguar te koncerti i Wu Thang Clan në moshën 13 vjeçare, e që e habiti z.Fallon.
Më poshtë keni videon e intervistën e znjsh.Lipa: