Dua Lipa bën historinë në BRIT Awards – Me nga dy nominime në dy kategori (Video)

Periskopi.com Showbiz

Dua Lipa edhe këtë vit me nominime për çmimet më të rëndësishme të muzikës në Britani.

Vitin e kaluar ajo ishte kryefjala e ceremonisë së BRIT Awards, ku ishte nominuar pesë herë dhe ka fituar dy çmime të rëndësishme.

As këtë vit Dua nuk është lënë jashtë listës së më të mirëve, madje duke konkurruar me më shumë se një këngë.

Këngëtarja nga Kosova ka arritur që të nominohet nga dy herë në të njëjtën kategori.

Ajo këtë vit garon me dy këngë për ‘Këngën më të mirë të vitit’, ku merr pjesë me singëlin e saj ‘IDGAF’ si dhe me bashkëpunimin e suksesshëm me Clavin Harris, ‘One Kiss‘.

British Single Nominees 2019

The nominees for #BRITs 2019 British Single are:Anne-Marie – '2002'Calvin Harris & Dua Lipa – 'One Kiss'Clean Bandit feat. DemiLovato – 'Solo'Dua Lipa – 'IDGAF'George Ezra – 'Shotgun'Jess Glynne – 'I'll Be There'Ramz – 'Barking'Rudimental feat. Jess Glynne, Macklemore and Dan Caplen – 'These Days'SIGALA & Paloma Faith – 'Lullaby'Tom Walker – 'Leave A Light On' ⚡️Watch The BRIT Awards 2019 on 20 February on @itv and @WeAreSTV"

Posted by BRIT Awards on Saturday, 12 January 2019

Gjithashtu, videoklipet e po këtyre këngëve janë në garë për t’u zgjedhur si ‘Videoklipi më i mirë i vitit’ në Britani.

British Video Nominees 2019

The nominees for #BRITs 2019 British Artist Video of The Year are:Anne-Marie – '2002'Calvin Harris & Dua Lipa – 'One Kiss'Clean Bandit feat. Demi Lovato – 'Solo'Dua Lipa – 'IDGAF'Jax Jones feat. Ina Wroldsen – 'Breathe'Jonas Blue feat. Jack & Jack – 'Rise'Liam Pаyne & Rita Ora – 'For You (Fifty Shades Freed)'Little Mix feat. Nicki Minaj – 'Woman Like Me'Rita Ora – 'Let You Love Me'Rudimentall feat. Jess Glynne, Macklemore and Dan Caplen – 'These Days' 🎬The public vote will open on 4 February, so watch this space. Find out who the winner is on 20 February at The BRIT Awards 2019 on ITV and STV

Posted by BRIT Awards on Saturday, 12 January 2019

Ceremonia e ndarjes së çmimeve BRIT Awards do të mbahet më 20 shkurt 2019./Express/

 

 

Shpërndaje në: