Dua kritikohet nga afaristi shqiptar pasi kërkoi votat për Sanders
Afaristi i njohur kosovaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka reaguar në llogarinë e tij të rrjetit social Twitter në lidhje me mbështetjen që këngëtarja Dua Lipa ia bëri politikanit amerikan Bernie Sanders.
“Është një ditë e trishtueshme kur Dua Lipa, e cila as nuk jeton në SHBA, e mbështetë Bernie Sandersin”.
“Shqiptarët e kanë parë se çka i ka bërë komunizmi Shqipërisë. Edhe prindërit e saj e përjetuan diskriminimin që mbizotëronte në Kosovë nën Jugosllavinë socialiste”.
“Dua është një artiste e mrekullueshme, por kjo gjë është fëmijërore”, shkroi ai.
Sanders është kandidat për president të SHBA-së dhe Dua duke e shfrytëzuar po të njëjtin rrjet social, pra Twitter, bëri thirrje tek ndjekësit e saj që ta votojnë.