Droni i parë për pasagjerë, gati në Mars (Foto)

Një kompani britanike për ndërtimin e dronëve pretendon se ka gjetur më në fund edhe përgjigjen për t’i vendosur këto makineri në shërbim të udhëtarëve.
Themeluesi i saj, Martin Warner, pretendon se droni i tij i ri ultra-i lëmuar do të jetë i aftë të transportojë udhëtarë nga “zemra” e Londrës në aeroportin e Heathrow për 12 minuta. Një udhëtim që normalisht, pa trafik të ngarkuar, realizohet për 25 minuta.
Duket se britanikët nuk do të duhet të presin shumë, pasi 45-vjeçari Warner bën me dije se droni i parë në botë për transportin e udhëtarëve do të jetë gati në muajin Mars.
Sipas tij, ky dron do të udhëtojë me 110 km në orë e do të ngrihet deri në 450 metra, duke përshkruar distanca pa ndalesa deri në 130 km.