Dronët Bayraktarë fluturojnë mbi Gjakovë, Ministri dhe Komandanti i FSK’së e vëzhgojnë operimin e tyre

Dronët Bayraktarë fluturojnë mbi Gjakovë, Ministri dhe Komandanti i FSK’së e vëzhgojnë operimin e tyre

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndihet më e sigurt përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale.

Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot kanë vizituar njësinë e Sistemeve Ajrore pa Pilot (SAPP) në Aeroportin e Gjakovës.

Përmes një njoftimi në Facebook Maqedonci tha se aty panë nga afër operacionalizimet e kapaciteteteve të dronëve Bayraktar TB-2.

“Për t’i vëzhguar nga afër operimet me dronët Bayraktar të kryera nga oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, e vizituam njësinë SAPP në Aeroportin e Gjakovës. Aty u njohëm me opercionalizimet e kapaciteteteve të fluturakeve Bayraktar TB-2, të demonstruara nga oficerët e njësisë Sisteme Ajrore Pa Pilot (SAPP)”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci ka thënë se me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndihet më e sigurtë përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale.

“Me oficerët dhe ushtarakët e mirëtrajnuar dhe të përkushtuar të ushtrisë tonë dhe me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve tona të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurtë përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje ta pajisim ushtrinë tonë me sisteme armatimi moderne dhe të sofistikuara, në shërbim të mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës dhe për ta ruajtur paqen në vend dhe rajon”, ka vijuar Maqedonci.

Për t’i vëzhguar nga afër operimet me dronët Bayraktar të kryera nga oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me…

Posted by Ejup Maqedonci on Friday, May 31, 2024

Shpërndaje në: