Drogba merr vendimin më të madh të tij jetësor

Drogba merr vendimin më të madh të tij jetësor

Gjashtë kandidatë kanë dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e tyre për presidencën e Federatës së Futbollit të Fildishtë (FIF).

Zgjedhjet do të mbahen me 23 prill – ndërsa kandidat për kryetar është edhe ish sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, njoftoi të dielën më 11 prill menaxhmenti aktual i FIF.

“Kandidatura për presidentin e Federatës së Futbollit të Fildishtë është mbyllur. Janë regjistruar gjashtë kandidatë. Ata janë: Yatte Ellele Jean-Baptiste, Arnaud Aka, Laurent Kouakou, Idriss Diallo, Sory Diabaté dhe Didier Drogba”, u njoftua dje.

Duke pretenduar një kandidaturë “uniteti”, Didier Drogba tha: ‘Më në fund ja ku jemi! Mezi pres që të fillojë fushata. Më besoni mua që të sjell në jetë futbollin e Fildishtë ”, tha ish lojtari i njohur.

Sipas mediave, Didier Drogba, pavarësisht statusit të tij si një legjendë e futbollit afrikan, nuk është domosdoshmërisht favorit në këto zgjedhje, për shkak të mungesës së mbështetjes së mjaftueshme brenda klubeve.

Shpërndaje në: