Droga e re në treg që çon 100% drejtë vdekjes
Agjencia kundër narkotikëve të Bashkësisë Evropiane ka bërë të ditur sot që është shfaqur një drogë e re e cila ka efektin e morfinës dhe heroinës.
Në një raport të pazakontë mbi trafikun e drogës në Evropë, agjencia me bazë në Lisbonë ka shprehur shqetësim lidhur me rritjen e vdekjeve të mbidozës në vitin 2016. Siç vuri re agjencia, të rinjtë janë të ekspozuar ndaj një numri në rritje të barnave të reja dhe të rrezikshme që përmbajnë opium të fuqishëm sintetin dhe janë në dispozicion si lëngje dhe sprej për hundë.
Mesatarisht, agjencia ka identifikuar më shumë se një substancë psikoaktive të re të paraqitur në tregun e BE’së./Periskopi/