Driton Selmanaj njofton për një aderim të ri në LDK

Driton Selmanaj njofton për një aderim të ri në LDK

Bletë Berisha-Gushlla nga Prizreni i është bashkëngjitur Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Driton Selmanaj, kandidat për deputet nga ky subjekt politik.

“Sot, i’u bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës, shtëpisë tonë politike, znj. Bletë Berisha Gushlla, një instruktore me profesionalizëm të lartë”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Selmanaj ka shkruar se pikësynimet e saj janë në përkrahje të së drejtës, sidomos fuqizimin e gruas.

“Është rritur nën frymën e patriotizmit, të cilën frymë edhe sot e përkrah me shumë dëshirë dhe me parime të jashtëzakonshme!”, ka shkruar tutje ai.

 

Shpërndaje në: