Driton Kuka shpallet trajneri i vitit 2020
Çmimin Trajneri i Vitit edhe për vitin 2020 e fitoi trajneri i xhudos, Driton Kuka.
KJo është hera e pestë që Kuka e fiton këtë çmim.
Me instruksionet dhe këshillat e tij, xhudistët kosovarë po korrin suksese të jashtëzakonshme, duke e ngritur lart e më lart flamurin e Kosovës.
Ky çmim po ndahet në ceremoninë e Laureatëve të vitit 2020 që e ka organizuar Komiteti Olimpik i Kosovës.