Driton Kuka propozohet për titullin “Dr.Honoris Causa”
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit ka vendosur ta bëjë një propozim në senatin e Universitetit “Hasan Prishtina” për t’iu ndarë titulli “Dr.Honoris Causa” trajnerit Driton Toni Kuka.
Çmimi në fjalë është titull akademik që universiteti jep si mënyrë nderimi për kontributet e trajnerit që bëri që Kosova t’i ketë tri medalje olimpike.
Krejt kjo vjen pas suksesit të arritur të Kukës me skuadrën e tij të xhudos, të cilët në Tokio arritën të fitojnë 2 medalje të arta, përcjell Periskopi.
Kuka si trajner kishte drejtuar edhe Majlinda Kelmendin drejt medaljes së artë, në olimpiadën e vitit 2016.
Një vlerësim i tillë nga Universiteti i Prishtinës nuk i është bërë ndonjë personaliteti sportiv. /Periskopi/