Dritë në fund të tunelit edhe për të verbrit, e gjitha falë syve biotik
Personi i parë fatlum tek i cili është bërë transplantimi dhe ai po e konsideron si një mrekulli, është Keith Hayman i cili e kishte humbur të pamurit qysh nga viti 1980.
“ Është e mahnitshme se çfarë pak dritë mund të bëjë, ka aq shumë forma që duhet t’i mësosh se çfarë janë njerëzit, makinat dritaret gjithçka, tani mund ta shoh dritën e tyre edhe pse është vetëm një ‘flesh’ dritë mirëpo mund të kuptojë se ku përafërsisht ndodhem, është ndryshim shumë i madh nga më herët”, tha ai, përcjell Periskopi
Me tutje Keith thotë se gjëja më e vështirë e cila i ka ndodhur gjatë këtyre viteve sa kishte humbur të pamurit është familja.
“Në mendjen time gruaja ime nuk është 70 vjeç por është ende 18 vjeç siç e kam parë në fillim, kam humbur rritjen e fëmijëve të mi, të nipërve të mi, mirëpo, tani edhe pse nuk i shoh saktë se si janë, kam një pasqyrë se ku përafërsisht ndodhem”, tha ai./ Periskopi