Dritarja e thyer e Kurtit: Çfarë po i Mungon Strategjisë për Investime?
Shkruan: Shenoll Muharremi
Sot u lancua Dritarja e Garancisë për Diasporën nga Qeveria e Kosovës. Ky është një hap i mirë, dhe synon që të garantoj me 10 milionë euro kreditë që dispora mund të i merr në banka vendore për investime.
10 milionë publike synojnë të ngrisin 100 milionë investime, rreth 30-40 investime mesatare me 3 milionë secili maksimum. Deri këtu mirë.
Por çka po i mungon strategjisë së Kurtit që ai të ketë sukses? Fjalimi i tij ishte i mbushur me fraza që janë reagim i regjistrimi të popullsisë dhe një humbje mbi -200,000 të banorëve për katër vite.
Kjo ishte gjuha dhe diskursi i kryeministrit: “Në vitin 2030 do të i kemi 2 milionë banorë’.. “Banesat i kanë ble diaspora, tash mund të kthehen..” Ku të kthehen i dashur?
Nuk majfton të kemi vetëm akces në financa për të investuar në një vend. Parakushti kryesor është të kemi stabilitet politik. E kryesorja të ketë investime në Kosovë është që ti dhe qeveria yte mos të përmend luftën secilën ditë të mundshme, se kjo i largon me vite inevestitorët potencial.
Çka tjetër po i mungon strategjisë? Ok, tash nëse i kemi financat (kreditë) hipotetikisht deri në 100 milion euro, ku janë projektet për të investuar diaspora? Secila qeveri serioze kishte bërë një starategji komplete për investime. E një strategji pa projekte për investime nuk është e destinuar të ketë sukses.
Qeveria duhet të vazhdoj punë dhe të zhvilloj së paku 3x më shumë projekte për investime në vlerë (psh 300milionë). Kur lista e projekteve për investime i bashkangjitet dritarës, atëherë do të ishte më lehtë të investohet. Kjo hallkë që po mungon në strategjinë e Dritarës së Kurtit mund të jetë është thelbësore, por jo veprimi i vetëm që nevojitet.
Nuk mjafton me as kaq. Çasja në financa, projektet specifike, oferatat për investime janë vetëm disa parakushte bazike. Ne na duhet me kriju një klimë të favorshme për biznesbërje. Saktësisht kur kryeministri po lancohte dritarën sot, një institucionet po bënte thirrje mos të konzumojmë energjinë se po importojmë 1 milionë në ditë. Dmth siguria e energjisë është një parakusht tjetër. Gjithsesi që edhe siguria juridike, pronësore, lejet dhe sundim i ligjit janë parakushte tjera të rëndësishme.
As kjo nuk mjafton, fatkeqësisht. Investitorët kanë mundësi të ndryshme të investojnë dhe vetëm krahasone me mundësitë që ofron tregu Gjerman dhe Zvicëran për diasporën tonë. Ekonomitë atje dhe kushtet janë aq të mira saqë diaspora mund të përfitoj disa herë më shumë duke investuar në vendet e tyre. Kjo nënkupton që ne jemi duke konkurruar jo vetëm me vendet e rajonit por edhe me vendet kryesore të Europës për investime. Gjithkush, secila qeveri, konkurron dhe e bënë maksimumin për investitorët.
E pastaj në fund, kemi edhe disa telashe horizontale që qeveritë tona duhet të i adresojnë por po i mbyllin sytë: Tregu i Punës. Anomalitë në këtë sektorë janë të thella. Ke 700,000 persona në moshtë pune jashtë tregut të punës e në anën tjetër nuk ke punëtor. Pastaj industritë moderne kërkojnë shkathësi të punëtorëve që ndoshta nuk i kemi në tregun tonë. Lidhja e shkathësive me nevojat e ekonomive moderne ende nuk është në nivel..
Ka shumë punë për të sjellur investitorët. Ky është një hap i mirë, por ti nuk ke mbrauar punën ende. Qeveria duhet të vazhdoj të zhvilloj projektet dhe të investoj në krijimin e kushteve të përshtatshme për biznes-bërje dhe investime. Të identifikoj sektorët me përparësi krahasuese dhe të investoj dukshëm për të krijuar ambient dhe kushte për investime në ato fusha.
E sa për akces në financa, besoj që diapora jonë ka demostruar që i posedon financat. Me miliarda euro secilin vit i dërgon, shpenzon dhe investon në Kosovë. Mbi 1 miliardë remitenca, mbi 500 milion blerje të patundshmërive e ndoshta po kaq edhe shpenzime të tyre. Pra financat nuk janë telasha e tyre kryesore.
Janë në pyetje një ambient i mirë për biznes, një ekosistem për përkrahje të bizneseve dhe infrastrukturë biznesore e fuqishme. Fundja politikat e majta të ndihmave që janë aplikuar nuk kanë sjellur rezultate që po flasim këtu. Këto politika kanë rritur presionin e financave publike dhe në sektorin privat që e paguan faturën.
Kanë rritur importin dhe kanë rritur bilancin negativ të tregtisë në mallra që ka shkuar në -5 miliardë në vit apo sa gjysma e ekonomisë. Për katër vite kemi -200,000 banorë më pak dhe kemi dyfish apo rreth 2.5 miliardë deficit tregtar më shumë. Këto janë humbje të jashtëzakonshme, të mëdha, të kapitalit human dhe financiar që mund të kenë ardhur si pasoj e politikave të kqija ekonomike gjatë viteve të fundit.
Do të kishte qenë mirë që kjo dritare apo 8 milionët e parave publike që investroj qeveria për këtë dritare të kryenin punë, por ne duhet të shpenzojmë jo vetëm 800 milionë apo 8 miliardë në ambientin dhe kushtet ekonomike por do të na duhet edhe kohë dhe vite për të sjellur ambientin biznesore dhe kushtet në nivel të duhur.
Dritarja është një hap i vogël që kështu i izoluar nuk do të ketë sukses. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër që të arrijmë qëllimet tona të investimeve të huaja dhe të diasporës.