Drita triumfon në festën e golave në Llap, Prishtina me çykë t’zorit fiton kundër Drenicës

Drita triumfon në festën e golave në Llap, Prishtina me çykë t’zorit fiton kundër Drenicës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 28-të në Superligën e Kosovës, që kanë filluar nga ora 15:00.

Prishtina ka arritur një fitore tejet të vështirë si mysafire e Drenicës me rezultat 1-0, falë një goli nga Kryeziu në minutën e 73-të, shkruan Periskopi.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina grumbullon 57 pikë dhe zë pozitën e tretë, katër më pak se lideri Drita që mposhti Llapin në ndeshjen tjetër – Drenica mbetet në kuotën e 30 pikëve në vendin e tetë.

Paksa më interesante ishin gjërat në Llap, aty ku Drita triumfoi me rezultat 4-2.

Golat nga Shabani 4′ 69′, Alidemaj 30′ dhe Prisley 78′ mjaftuan për t’ia siguruar një fitore gjilanasve, teksa dy golat e Llapit përmes Januzit 2′ dhe Sadriut 32′ nuk mjaftuan për ta parandaluar humbjen e 15-të këtë sezon.

Pas kësaj fitoreje, Drita stabilizon vendin e parë me tri pikë më shumë se përcjellësi më i afërt, Ballkani.

Në anën tjetër, Llapi ka 33 pikë në vendin e shtatë dhe është gjashtë pikë larg zonës së rrezikshme për rënie nga elita e futbollit kosovar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: