Drita triumfon ndaj Drenicës, Gjilani i Munishit përmbyset nga Ulpiana

Drita triumfon ndaj Drenicës, Gjilani i Munishit përmbyset nga Ulpiana

Nuk është e thënë që skuadra e Ismet Munishit të gjejë një formë stabile, derisa rivalët lokal, Drita, po vazhdojnë me paraqitje të mira.

Drita ka marrë një tjetër fitore këtë sezon, duke mposhtur Drenicën 0:2, shkruan Periskopi. Intelektualët tashmë renditën në krye të tabelës, me pikët baras me Ballkanin.

Skuadra e Nuhijit kaloi në epërsi qysh në minutën e 14’, me golin e shënuar nga Almir Ajzeraj, kurse rezultatin final e vendosi Hamdi Namani, me golin e minutës së 55’.

Ndeshje diçka më interesante ishte në Gjilan, ku Gjilani i Ismet Munishit pësoi humbje 2:3  nga mysafirët e Lipjanit, Ulpiana.

Ulpiana siguroi fitore 2:3, me dy golat e Santos në minutat 50’ dhe 69’, kurse për Gjilanin shënonte Musolli në minutën 47’ dhe Fiton Hajdari në minutën 89′.

Kur besohej se Ulpiana dhe Gjilani do të ndanin pikët pas 100 minutave lojë, Ulpiana shënoi edhe një herë në minutën 90+6′ me Selimin.

Ulpiana tani numëron katër pikë, kurse Gjilani mbetet në kuotën e gjashtë pikëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: