Drita sonte luan ndeshjen historike kundër Feyenoordit në ‘Fadil Vokrrin’ legjendar

Drita sonte luan ndeshjen historike kundër Feyenoordit në ‘Fadil Vokrrin’ legjendar

Drita sonte luan takimin më të rëndësishëm në histori të klubit, teksa ndeshet me Feyenoordin në Conference League.

Për të arritur në këtë fazë, gjilanasit mposhtën në rrethin e parë Deçiçin, transmeton Periskopi.

Skuadra e drejtuar nga Andre Slot, vitin e kaluar u pozicionua në vendin e pestë në Eredivisie dhe do të kërkojë që sonte të filloj rrugëtimin Evropian në mënyrën më të mirë të mundshme, por homologu i tij Ardian Nuhiu, e ka paralajmëruar skuadrën nga Roterdami, se janë të gatshëm edhe për befasi.

Ndeshja do të luhet së stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të filloj në ora 21:00.

 

Shpërndaje në: