Drita përmbys Feronikelin, Llapi ‘evropian’ gabon ndaj Ulpianës
Drita e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, kurse Llapi ka bërë menjëherë një hap fals.
Skuadra nga Anamorava, Drita, ka shënuar fitore me përmbysje, duke mposhtur Feronikelin me rezultatin 2:1, shkruan Periskopi.
‘Intelektualët’ gjenin vetën në disavantazh në minutën e 44’, kur Cuculi gaboi dhe ky gabim u shfrytëzua nga Kiqina, për 0:1.
Megjithatë, Ardijan Nuhiji përgatiti mirë pjesën e dytë dhe arriti të përmbyste rezultatin.
Ishin dy gola të shënuar nga Ardit Tahiri, në minutat 77’ dhe 80’, të cilat kishin vlerën e tri pikëve për Dritën.
Në anën tjetër, Llapi dhe Ulpiana u ndanë me rezultatin 1:1. Fillimisht shënonte Ulpiana, në minutën 83’, por Llapi barazoi në fund, me anë të Firminos.
Kështu, Drita shkon në tri pikë, Llapi e Ulpiana marrin nga një pikë kurse Feronikeli mbetet pa pikë në xhiron e parë. /Periskopi/