Drita merr një barazim të madh në udhëtim te Plzeni
Drita ka arritur një barazim të madhe 0-0 në udhëtim te Viktoria Plzen në kuadër të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Klubi gjilanas është paraqitur mirë dhe është mbajtur për plot 90 minuta në ndeshjen e parë të raundit të dytë të zhvilluar në stadiumin “Doosan Arena” të Plzenit.
45 minutat e parë treguan për një lojë të fortë dhe agresive nga të dyja skuadrat dhe këtë e tregojnë katër kartonët e verdhë, nga dy për secilën skuadër, të dhënë nga gjyqtari.
Megjithatë, vendasit ishin skuadër më kërkuese dhe patën dy raste të mira shënimi, por ishte portieri Florian Smakiqi që mohoi golin dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e njëjtë, me vendasit që sulmuan dhe gjilanasit që mbroheshin, ndërsa morën edhe katër kartonë të verdhë.
Plzeni pati disa raste interesante për gol dhe vlen të theksohet ai i minutës së 80-të kur Jhon Mosquera goditi traversën nga një gjuajte afër penalltisë.
Por, edhe Drita pati rast të mirë me Albert Dabiqaj (86′), i cili gjithashtu nuk arriti t’i ndryshonte shifrat.
Deri në fund të ndeshjes, Drita arriti të mbrohet mirë dhe të marr një barazim të madh 0-0 para ndeshjes kthyese në Prishtinë.
Ndeshja kthyese pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me 3 gusht.